Venezuela është goditur nga dy tërmete të fuqishme mbrëmjen e së mërkurës, me një diferencë prej më pak se një minute mes tyre, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave të raportuara, tërmeti i parë me magnitudë 7.2 ballë u regjistrua pranë San Felipe, në shtetin Yaracuy. Vetëm 39 sekonda më vonë, një lëkundje edhe më e fortë me magnitudë 7.5 ballë goditi të njëjtën zonë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar për viktimat apo shkallën e dëmeve, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet në terren.

USGS paralajmëron se pasojat mund të jenë të rënda. Sipas vlerësimeve paraprake, ekziston një probabilitet prej 44% që numri i viktimave të kalojë 10 mijë persona dhe një mundësi prej 30% që ai të tejkalojë 100 mijë pas tërmetit të dytë.

" "

Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin Karakas, ku raportohen shembje ndërtesash, ndërprerje të furnizimit me karburant dhe persona të bllokuar nën rrënoja që kërkojnë ndihmë.

Ministri i Brendshëm u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga banesat e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, për shkak të rrezikut nga lëkundje të tjera pasuese.

Ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës janë angazhuar në zonat më të prekura, ndërsa pritet një pasqyrë më e qartë e situatës në orët në vijim.

sqShqip