Maqedoni

Edhe për zgjedhje nuk u ndal shkatërrimi i hapësirave të gjelbra publike (Foto)

Rrugët e Tetovës mbetën pothuajse pa gjelbërim viteve të fundit. Rruga e vetme me hapësira të gjelbra në qytetin tonë mbeti vetëm rruga Boris Kidriç, që ju çon deri tek stacioni i trenit. Por, edhe këto hapësira të gjelbra u shkatërruan, u uzurpuan dhe u betonuan nga mafia urbane. Deri më sot kemi alarmuar me dhjetëra herë për këtë vjedhje që po i bëhet pronës tonë publike, por Komuna e Tetovës jo që nuk ndërmori asgjë për ta parandaluar këtë fenomen destruktiv, por ajo i mbylli sytë për të sakrifikuar gjelbrimin për interesa grupore.

Duke mos reaguar as prokuroria dhe organet tjera kompetente, u apelojmë qytetarëve këtë sjellje të papërgjegjshme ta dënojnë me mjetin më të fortë që kanë në dorë – VOTËN.