Zaev e pranon: Qytetarët na dënuan, kërkojmë edhe një mundësi, rrezikohet shteti
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka pranuar se rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit është një kritikë dhe dënim që qytetarët e dërguan tek ata si parti.
Ai premton se pas kësaj LSDM do të korrigjojë gabimet e veta dhe se do të hapet për qytetarët. Qëllimi siç thotë është të rritet produktiviteti i komunave dhe Qeverisë.
“Qytetarët dërguan kritikë të qartë, vërejtje dhe do të thoja edhe dënim. Ne atë qëndrim dhe atë zë e dëgjojmë, e kuptojmë dhe e aprovojmë. Jemi të vetëdijshëm, unë personalisht dhe partia se më tepër nuk ka tolerancë që të përsëriten gabimet e njëjta. Ne jemi parti që i dëgjon njerëzit dhe jo të shkelë mbi ata. LSDM mëson, LSDM ndryshon dhe i korrigjon gabimet e veta që të sigurojë përparim të shpejtë të shtetit dhe jetë më të mirë të qytetarëve”, tha Zaev nga selia e partisë.
Ka kërkuar edhe një mundësi nga qytetarët që “shteti të vazhdojë të lëvizë drejt të ardhmes”.
“Kërkoj nga ju që të bashkohemi në qëllimin tonë të qartë dhe të përbashkët”, tha Zaev.
“Ekizton rrezik që shteti të kthet prapa, në paqartësi dhe krizë”, tha më tej ai.