Kolumna

Izet Mexhiti bën fushatë për Visarin në Çair, ndërsa vetë voton në Butel?

Kryetari i degës së BDI-së në Çair Izet Mexhiti po e udhëheq fushatën e Visar Ganiut në Çair. Pas dështimit në 3 mandate udhëheqje të Çairit, Mexhiti ka nxjerrë një kandidat kukull si Visar Ganiu, që ta udhëheqë komunën nga prapaskena. Ai u bën thirrje çairasve të votojnë Ganiun, ndërsa për vete voton në komunën e Butelit, më saktësisht në shkollën Panajot Ginovski në Butel.

Mexhiti ka kohë që ka ndërruar vendbanim dhe ka dalë në Komunën e Butelit, për shkak të kushteve të mjerueshme për jetesë në të cilat ndodhet Çairi. Athua Kështu Mexhiti nga Buteli po tenton tua imponojë çairasve kryetarin e komunës, për ta përdorur më pas Ganiun për bizneset e pista në komunë?