Burimet bëjnë të ditur se në takimin e fundit mes krerëve të VLEN-it dhe kryeministrit Mickoski është arritur pajtueshmëri që Ministria e Drejtësisë, e drejtuar aktualisht nga Igor Filkov, t’i kalojë VLEN-it në kuadër të rikonstruimit. Po ashtu, pjesë e marrëveshjes është edhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, e cila aktualisht udhëhiqet nga Ivan Stoilkoviç.
Sipas të njëjtave burime, VLEN do të udhëheq me Ministrinë e Kulturës dhe Turizimit si dhe ministrinë e Sportit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës, Politikës Sociale dhe Demografisë pritet t’i kalojnë VMRO-DPMNE-së.
Nga ky rikonstruim VLEN pritet të dal me një resor ministror më shumë sesa ka pasur pasi nuk do të ketë pozicionin e zëvëndëskryeminstirit për qeverisje të mirë, që deri dje e ka mbajtur Arben Fetai.
Burime partiake për portalin Lideri.mk kanë përmendur disa nga emrat e mundshëm për ministra të ri të VLEN-it. Sipas tyre, për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, përmendet Agon Ferati. Profesori Jeton Shasivari gati është i sigurtë në resorin drejtësi, kurse zv/ministri aktual, Sedat Sulejmani, pritet të marë drejtimin e kulturës. Ministri aktual i shëndetësisë, Azir Aliu pritet të kalon tek ministria për sport.
“Këta janë emra të mundshëm, por ende nuk janë përfundimtar”, sqarojnë nga VLEN duke mos përjashtuar mundësinë për ndryshime.
Nga VMRO-DPMNE mësohet se nuk priten lëvizje të shumta në kabinetin qeveritar, me përjashtim të disa ndryshimeve të caktuara, ku përflitet pozicioni i ministrit aktual të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski./Lideri.mk

