Maqedoni

Pakti Besa-ASh për Kasamin? Takohen Arben Taravari dhe Arjanit Hoxha

TV21 ka qenë i pranishëm në takimin që u realizua sot mes dy sekretarëve të partive Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Arben Taravari dhe Arjanit Hoxha.

Takimi që po realizohet në një restorant në Gostivar, është larg syve të mediave. TV21 ishte i pranishëm në këtë takim, por nuk u lejua prononcim.

Ky takim po vjen pasi mbrëmë Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët në Click Plus shprehu gatishmërinë që koalicioni ASH-AAA të përkrahë Bilall Kasamin në rrethin e dytë të zgjedhjeve për të parin e Tetovës kundër kandidates së BDI-së, Teuta Arifi.

Por ishte i menjëhershëm reagimi i partnerit të koalicionit, Alternativës. Ata kundërshtuan një mundësi që të mbështesin Kasamin në Tetovë./TV21