Po mbahet në Tiranë dita e 22-të e protestës jopartiake.

Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Ata kaluan edhe pranë ‘Fan Zone’, ndërsa brohorisnin: Bashkohuni me ne!

Mes dhjetëra mijëra protestuesve është edhe veprimtari e patrioti dibran, Rrape Ruci. Ai ka udhëtuar nga Nju Jorku për në Dibër, e nga Dibra në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë.

Mbështjellë me flamurin kuq e zi, si në kohërat e vështira kur ka protestuar për kauzën shqiptare në Nju Jork, Uashington e gjetiu,
Rrape Ruci pa asnjë hezitim i është përgjigjur edhe tani thirrjes së mëmëdheut me respekt të plotë.

Qytetarët u stacionuan tashmë para Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet para marshimit nëpër rrugët e Tiranës.
Ndërsa ndodheshin para Kryeministrisë, qytetarët janë përplasur mes tyre se kush do të mbajë fjalimin i pari, duke bërë që një folësit me megafon të kërkonte qetësinë dhe i bëri thirrje protestuesve të jenë të bashkuar.

sqShqip