Varheji nesër do ta prezantojë Pakon për zgjerim për vitin 2021
Komisari evropian për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhej nesër do ta prezantojë Pakon për zgjerim për vitin 2021, e cila përfshin raporte nga Komisioni Evropian për vendet kandidate dhe kandidatët potencial për anëtarësim në BE.
Në fjalimin e tij para anëtarëve të Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), pritet që Varhej ta konfirmojë përkushtimin e BE-së ndaj procesit të zgjerimit, derisa vendet kandidate zbatojnë reforma kredibile dhe e reapektojnë qeverisjen e të drejtës, kumtoi AFET.
Pakoja për zgjerim e miratuar nga KE-ja çdo vit përfshin vlerësim të situatës në procesin e aderimit dhe zbatimin e reformave në shtatë vende të cilat duan të përfshihen në BE.
Sipas vlerësimit të komisionit për reforma në çdo vend i cili është në proces të integrimit evropian, raportuesit nga AFET do të përgatisin drast-rezoluta për ato vende me konkludime dhe rekomandime nga Parlamenti Evropian.