Opozita prin në shumë komuna, dy orët e fundit përcaktojnë fituesit
Fluksi i daljes së deritanishme në votime, krahasuar edhe me dy ciklet e fundit zgjedhore, nxjerr në epërsi të lehtë opozitën shqiptare, ASH-AAA në më shumë komuna. Dalja në këto zgjedhje është më e lartë se zgjedhjet e kaluara, që nga përvoja rrezulton se shkon në favor të opozitës. Sipas analizave të detajuara nga më shumë vendvotime, në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, Dibër dhe në disa komuna rurale, opozita është në avantazh. Ndërkaq BDI ka arritur të ruajë deri në këto çaste Likovën, Dollnenin, Sarajin. Mbetet e paqartë situata në Kërçovë, si dhe në qytetin e Shkupit. Megjithatë dy orët e fundit pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin e rrethit të parë, ndërsa tanimë është mëse e sigurtë se në shumicën dërmuese në rreth të dytë do të përballen kandidatët e ASH-AAA dhe BDI-së. Në Gostivar dhe Dibër, pritet që kryetari i Komunës të zgjidhet që në rrethin e parë.