May 14, 2024
Maqedoni

Ministri Sali në hedhjen e gurëthemelit të xhamisë në fshatin Matkë

Në prani të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, H. Shaqir ef. Fetahut, dhe Muftiut të Shkupit, Qenan Ismaili, ministri i Shëndetësisë Bekim Slai ka marë pjesë në hedhjen e gurthemelit të xhamisë së re të fshatit Matkë.
“Ky fshat i Dervenit të Shkupit është vendlindja e babait tim dhe prandaj për mua pjesëmarrja në këtë ceremoni ishte sa nder, po aq edhe privilegj. Edhe pse i lindur e i rritur në Shkup, vazhdoj të identifikohem si matkali, një emër që në Shkup është nder.
Uroj që punimet e kësaj xhamie të përfundojnë sa më shpejt dhe të takohemi sërish në Matkën tonë nën thirrjes e ezanit të xhamisë së re.
Urime!”, deklaroi Sali pas këtij akti solemn.