Drejtoria Doganore njoftoi se ka ngritur padi penale kundër një mjeku dhe një infermiereje, të cilët tentuan të kontrabandojnë gjithsej 199 vijale me botoks në vlerë prej 615 mijë denarë përmes dërgesës postare të deklaruar si mostra kozmetike me vlerë të përgjithshme prej 80 dollarësh.

Kundër personave, siç theksohet, është ngitur padi penale në PTHP Shkup për vepra penale të kryera, kontrabandim dhe mashtrim doganor, të dënueshme në përputhje me Kodin penal.

Rasti u zbulua nga nëpunësit doganor të Degës Doganore Shkup 1 gjatë një kontrolli të detajuar të një dërgese postare të deklaruar për doganim importi, për të cilën ishte bashkangjitur një faturë, në të cilën ishin renditur 10 mostra kozmetike. Me hapjen e dërgesës, nëpunësit doganor zbuluan 199 vijale me Botoks, të cilat përdoren në mjekësinë estetike dhe të cilat nuk ishin të listuara në faturë.

Rasti u dorëzua në Departamentin e Hetimeve, i cili nisi veprime të posaçme parahetimore, në kuadër të të cilave, me urdhër të prokurorit publik, u krye një kontroll në tre lokacione. Hetimi paraprak përcaktoi se i dyshuari i parë, i punësuar si mjek në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”, porositi 199 vijale me Botoks me vlerë 615 mijë denarë nga një kompani nga Republika e Koresë dhe u pajtua që ato të deklarohen në faturë si 10 copë produkte kozmetike me një vlerë totale prej 80 dollarësh. Pastaj, ai i kërkoi të dyshuarës së dytë, e punësuar si infermiere në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”, të listohej si marrës i mallit, që e ndihmoi në kryerjen e krimeve në një mënyrë që ajo pranoi që porosia të dorëzohej në emrin dhe adresën e saj dhe e pagoi faturën nga llogaria e saj e transaksionit.

Nga Drejtoria Doganore u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procedurat e importit që çdo tentativë krimi do të sanksionohet ashpër.

Importi i Botoks-it është i rregulluar në mënyrë strikte dhe i nënshtrohet lejeve të posaçme nga institucionet kompetente, dhe çdo mashtrim që lidhet me importin e mallrave të tilla ose të ngjashme përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve, theksojnë nga Drejtoria Doganore dhe njoftojnë se do të vazhdojë të ketë tolerancë zero ndaj kujtdo që përpiqet të veprojë në kundërshtim me ligjin

sqShqip