Maqedoni

22 vite nga sulmet e NATO-s në Kosovë, Zijadin Sela publikon foton Arbër Xhaferi-Havier Solana

Sot mbushen 22 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër regjimit gjenocidar të Sllobodan Millosheviçit.

Sulmet kishin filluar në ora 19:45, kur aeroplanët e NATO-s bombarduan pozicionet e para strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë

Urdhërin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, për të ndalur gjenocidin që po kryhej kundër popullatës shqiptare të Kosovës nga diktatura fashiste serbe.

Maqedonia e Veriut, falë lidershipit të të ndjerit Arbën Xhaferi, hapi dyert për NATO-n dhe popullatën civile shqiptare që po dëbohej nga Kosova, duke luajtur kështu një rol të pazëvendësueshëm në menaxhimin e krizës humanitare që mbretëronte në Kosovë dhe rajon. Arbën Xhaferi si lider politik dhe hisedar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, luajti rol kyç në afirmimin e luftës së drejtë të UCK-së dhe siguroi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut të lejonte pa vonesa instalimin e trupave te NATO-s në territorin e vendit, gjë që ishte e paimagjinueshme atëherë.

Sot përkujtojmë viktimat e gjenocidit dhe të persekutimit nga forcat serbe, falënderojmë përjetësisht aleatët tanë dhe mburremi me figurën e Arbën Xhaferit pa të cilin do të kishte qenë a pamundur që Maqedonia t’u vinte në ndihmë vëllezërve tanë nga Kosova dhe të shërbente si bazë e trupave të NATO-s.