Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, pret që ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë të fillojë vitin e ardhshëm, transmeton Lideri.mk.
– Ky projekt po zbatohet me mbështetjen e BERZH-it. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave skadon më 30 shtator. Do t’i shohim ofertat dhe së bashku me BERZH-in do të bëjmë një përzgjedhje dhe në varësi të numrit të ofertave, pres që kontraktori të vihet në funksion midis fundit të nëntorit dhe fillimit të janarit, varësisht nga kushtet e motit – tha Nikoloski.
Afati i ndërtimit është tre vjet nga fillimi i aktiviteteve.
Autostrada është vetëm 12 kilometra e gjatë dhe ndërtimi filloi para 5 viteve. Ishte një nga projektet prioritare të qeverisë së mëparshme, dhe koordinatori kryesor për zbatimin e tij ishte ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi. Ai premtoi se autostrada do të përfundonte deri në fund të mandatit (2024).
Megjithatë vetëm 2 kilometra u ndërtuan deri në fund të mandatit të qeverisë së mëparshme, shkruan PlusInfo.
Projekti për ndërtimin e kësaj autostrade daton që nga viti 2014, kur u shpall si një nga prioritetet për zhvillimin e infrastrukturës së vendit.