Flasin nga kadastra e Shkupit: Në Çair nuk ka vend për parkingjet që i premton Pacolli, hapësirat janë uzurpuar!
Ekspertë nga kadastra i vlerësojnë si qesharake informacionet e portaleve se pronari i kompanisë Mabetex, Behgjet Pacolli do të investojë 80 milionë euro për parkingje në kate. Ata shprehen kategorikë se të gjitha hapësirat në zemër ët Çairit janë uzurpuar dhe nuk ka vend për një projekt të tillë në realitet.
“Ky premtim më duket si premtimet që i bënte Subrata Roj në kohën e Nikolla Gruevskit. Jemi mësuar të dëgjojmë kësi lloj premtime në fushata”, thotë ai, duke refuzuar të flasë para kamerës sonë.
“Nuk flas para kamerave se nuk dua të përzihem në politikë, por edhe një fëmijë i vogël e din se në Çair nuk ka vend për parkingjet që i premton kompania Mabetex sepse në Çairi janë uzurpuar të gjitha hapësirat”, thotë ai.
Kolegu i tij thotë se në Çair të vetmet hapësira të lira për parking në kate janë afër Brutit, respektivisht te bazeni i vjetër.
“Por ato hapësia janë në periferi të Çairit dhe nukka nevojë për prakingje në kate, sepse ka vend të mjaftueshëm për parkim. Unë dua të theksoj se deri sa po jepen premtime të rrejshme për parkingje në kate, në Çair vazhdon të ndërtohet pa plan dhe po uzurpohet çdo hapësirë e mbetur”, thekson ai.
Për tu realizuar marrëveshja me Mabetex, nga komuna e çairit kanë thënë se duhet të miratohet ligj i posaçëm në Kuvend. Mirëpo Marrëveshja u nënshkrua pikërisht në ditët kur Kuvendi i Maqedonisë ndërprente punimet para zgjedhjeve, që ngriti dyshimet se ky projekt nuk është me nijet të mirë, por vetëm sa për fushatë.
Edhe qytetarët shprehin dyshime lidhur me premtimin e Pacollit, duke u pyetur se pse ai nuk ka ndërtuar kësi lloj parkingje në Prishtinë, ku nevoja është më e madhe se në Shkup, respektivisht Çair.
Ndryshe gazetari Naser Selmani në intervistën me kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov, mes tjerash e ka ngacmuar duke e pyetur nëse ka frikë se me Pacollin në Çair dhe Daka Davidoviqin në Tetovë, mund të futet kapitali rus në Maqedoninë e Veriut./alfa-m