Në Kumanovë u mbajt me sukses turneu ndërkombëtar “Kumanova Open 2026”, ku krahas njëri tjwtri valuan flamuri shqiptar dhe i Kosovës, transmeton portali Lideri.mk.
“Pata kënaqësinë të bëj hapjen solemne të turnirit ndërkombëtar të karatesë Kumanova Open 2026, një ngjarje sportive e cila mbështetet financiarisht nga Ministria e Sportit.
Ky turnir dëshmon edhe një herë rëndësinë e investimit në sport, zhvillimin e të rinjve dhe promovimin e vlerave të garës së ndershme. Me këtë rast, pata nderin të ndaj mirënjohje dhe çmime për fituesit, duke i përgëzuar për përkushtimin, disiplinën dhe rezultatet e arritura.
Urime të gjithë garuesve, trajnerëve dhe organizatorëve për realizimin e suksesshëm të këtij turniri ndërkombëtar. Sporti vazhdon të jetë ura që bashkon të rinjtë dhe promovon miqësinë mes vendeve”, njoftoi me këtë rast zv/ministrja e sportit në qeverinë e Maqedonisë, Safije Sadiku-Shahini./Lideri.mk.
Video në Link: https://www.facebook.com/share/v/1BF4NXEYbu/?mibextid=wwXIfrhttps://www.facebook.com/share/v/1BF4NXEYbu/?mibextid=wwXIfr

