Një banor i Shkupit mbrëmë ka raportuar në polici se në një stol në Shkup ka gjetur një foshnjë rreth 7-8 muajshe, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Natën e kaluar, në ora 19:30, në SPB – Shkup, A.S. raportoi se në një park në zonën e Shuto Orizarit kishte gjetur një foshnjë të braktisur, rreth shtatë deri në tetë muajshe. Zyrtarët policorë të SPB – Shkup dolën në vendngjarje, ndërsa një ekip i Ndihmës së Shpejtë e transportoi foshnjën në Kompleksin Klinik ‘Nënë Tereza’, ku iu bë një kontroll mjekësor dhe u konstatua se foshnja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime të dukshme”,njoftoi MPB.

Sipas raportit policor, disa persona janë thirrur për bisedë në stacionin policor.

“Pas masave të ndërmarra, në njësinë policore të Shuto Orizarit për bisedë janë thirrur M.M. (49), I.M. (54) dhe Sh.M. (32), të gjithë nga Shkupi. Ata sqaruan se Sh.M. ishte takuar në zonën e Qendrës me S.N., e cila ia kishte lënë fëmijën për t’ia ruajtur. Pasi S.N. nuk ishte kthyer më, Sh.M. së bashku me foshnjën kishte shkuar në lagjen Shuto Orizari dhe e kishte lënë fëmijën në park”, thonë nga MPB.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik. Nga MPB shtuan se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

sqShqip