Për dy vite në pushtet kemi bërë më shumë sesa BDI për dy dekada, thotë zv/drejtori i Doganave, Mustafa Dauti.
Ai i ka numëruar edhe disa prej të arriturave të VLEN-it brenda këtyre sy viteve, si në vijim:
• Zhvillim i komunave me miliona euro investime.
* Investim historik prej 74 milion eurove për spitalin klinik në Tetovë
• Korridori 8 po vazhdon.
•Autostrada Shkup–Bllacë po përfundon.
• Investimi më i lartë kapital në arsim, 42 milionë euro, për kampusi e UNT-së.
• “One stop shop” në pikat kufitare.
• Rritje të pagave dhe pensioneve.
• Vauçer për studentët.
• Zhvillim ekonomik, mbështetje të sektorit privat, mbështetje për bizneset e reja.
• Akreditimi i Medreses “Isa Beu”
• Rritje e nivelit të punësimit të shqiptarëve.
• Ligj për përfaqësim të drejt dhe adkuat.
• Ligji i Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
• Asnjë skandal korruptiv apo ndonje rast i montuar, qe shpesh jemi mesuar ne te kaluarën të shohim, raste të tilla.
• 10 komuna të fituara e qindra projekte për zhvillimin e këtyre komunave
“Të gjitha këto dhe shumë të tjera mbajnë vulën VLEN”, thekson Dauti.

