Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e objektit të ri të komunës po zhvillohen me intensitet, duke e cilësuar projektin si një nga premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore që tashmë po merr formë konkrete, transmeton Zhurnal.mk.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami theksoi se administrata e re komunale synon të ofrojë shërbime më cilësore dhe më efikase për qytetarët.

“Premtuam gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa sot po punojmë me përkushtim për realizimin e këtij premtimi. Punimet për ndërtimin e objektit të ri të Komunës po zhvillohen me intensitet, duke punuar për një administratë më funksionale, më efikase dhe më pranë qytetarëve”, ka shkruar Kasami.

Sipas tij, objekti i ri do të krijojë kushte më të mira pune për administratën komunale dhe do të lehtësojë qasjen e qytetarëve në shërbimet komunale.

 

Video në Link: https://www.facebook.com/share/r/1PemSNEAH1/?mibextid=wwXIfr

 

 

sqShqip