Argjentina Zendeli Abazi, stomatologe e njohur, ka specializuar me sukses të lartë në Klinikën për sëmundjet e dhëmbit dhe endodontit. Urimi i parë dhe mjaft i bukur i ka ardhur nga babai i saj, Ylber Zendeli, tranmseton portali Lideri.mk.

“Urime e dashura vajza ime!
Sot ndihem jashtëzakonisht krenar për arritjen tënde. Përfundimi i specializimit është rezultat i përkushtimit, punës së palodhur dhe vullnetit tënd të madh. Të uroj nga zemra shumë suksese në rrugëtimin tënd profesional dhe personal.
Uroj që kjo arritje të jetë vetëm një hap drejt shumë sukseseve të tjera. Vazhdo të ndriçosh me dijen, përkushtimin dhe zemrën tënde të mirë.
Me shumë dashuri dhe krenari, Babai yt”, ka shkruar babai krenar për suksesin e bijës së tij./Lideri.mk

sqShqip