Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan janë dy liderët e huaj më të preferuar të qytetarëve të Kosovës.

Sondazhi është realizuar gjatë muajve maj – qershor 2025, me një mostër prej 1,164 të rriturish, ku 94 për qind e të anketuarve janë shqiptarë ndërkaq 6 për qind serbë.

Pyetja e bërë nga IRI ishte “ “a keni një mendim shumë negativ, disi negativ, disi pozitiv apo shumë pozitiv për liderët e mëposhtëm botërorë dhe rajonalë?”

Mendim shumë pozitiv për presidentin amerikan, Donald Trump kishin 52 për qind të të anketuarve, ndërsa 46 për qind për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

" "

Më poshtë statistikat nga IRI:

Donald Trump

Shumë pozitiv – 52%

Disi pozitiv – 22%

Disi negativ – 11%

Shumë negativ – 7%
Nuk ka dëgjuar për të – 4%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 5%

Recep Tayyip Erdoğan

Shumë pozitiv – 46%

Disi pozitiv – 30%

Disi negativ – 7%

Shumë negativ – 7%

Nuk ka dëgjuar për të – 5%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 4%.

Ndërkaq, qytetarët e Kosovës mendim shumë negativ kanë për dy liderë të huaj, atë të Rusisë, Vladimir Putin dhe atë të Kinës, Xi Jiping.

sqShqip