Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova kërkon një qasje më të fortë dhe më të argumentuar të Maqedonisë në procesin e integrimit evropian, të bazuar në interesat kombëtare dhe vlerat evropiane. Sipas saj, qytetarët duhet të inkurajohen se vlerat evropiane janë edhe vlera maqedonase dhe mund të zbatohen edhe në vend. Sipas saj, kritikat ndaj zgjidhjeve duhet të jepen me kulturë dhe argumente, në mënyrë që të nxisin reflektim dhe dialog.

“Nëse ju i vini në dukje në mënyrë të sjellshme, kulturore, me argumente, se keni vërejtje për disa zgjidhje, se ato zgjidhje nuk përputhen me filozofinë e Bashkimit Evropian, se ato zgjidhje nuk janë të pranueshme për shumicën e qytetarëve, përshkakë se bisedoni për sistem demokratik politik Evropian atëherë mendoj se do të reflektojnë, nëse jo vetë ata, atëherë bashkëbiseduesit e tyre. tha Siljanovska-Davkova”, tha Siljanovska-Davkova.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova kërkon ndryshim të metodologjisë së negociatave të Bashkimit Evropian, duke theksuar se procesi i zgjerimit nuk duhet të funksionojë mbi parimin “hesht dhe dëgjo”. Ajo kritikon qasjen e BE-së si të pabarabartë mes vendeve anëtare dhe kandidate, dhe thotë se edhe vendet kandidate duhet të kenë të drejtë të shprehin qëndrimet e tyre në negociata. Sipas saj, edhe vetë BE-ja ka nevojë për reforma të thella në mënyrën si zhvillon procesin e zgjerimit.

“Dhe prandaj e kanë me të drejtë ata që thonë se BE-ja duhet të mendojë për metodologjinë e negociatave. Nuk mund të jetë ‘hesht dhe dëgjo’. Si vëlla i madh dhe vëlla i vogël, ose i pasur dhe i varfër. Jo. Edhe kandidatët, edhe kandidatët për kandidatë kanë çfarë të thonë. Çfarë lloj negociatash janë kur ju më thoni – ja korniza, zbatoje, ndrysho Kushtetutën sepse ne jemi brenda, ne jemi një shoqëri ekskluzive, dhe ju prisni? Jo. Edhe BE-së gjithashtu i duhen reforma të thella”, deklaroi Siljanovska-Davkova

Kujtojmë se për hapjen e kapitujve të negociatave dhe Konferencën e dytë Ndërqeveritare, kërkohet që Parlamenti të miratojë ndryshimet kushtetuese. Qeveria aktuale në Shkup, e përbërë nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, që nga qershori 2024, nuk është e gatshme të hyjë në këtë proces pa garanci se nuk do të ketë kushte të reja bilaterale nga Bullgaria. Ndërkohë, në vitin 2017, të dy vendet kishin nënshkruar Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim.

sqShqip