Një zjarr është ndezur sonte në deponinë pranë Haraçinës përgjatë rrugës së vjetër për në Kumanovë këtë mbrëmje, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, duke publikuar një video nga terreni.
“Kjo deponi ka një gardh dhe një derë hyrëse. Zjarrfikësit e Shkupit e gjetën derën e deponisë të hapur, një sasi të madhe luledielli të paketuara të hedhura që digjeshin nga flaka e fuqishme, por dhe produkte të tjera të ndezshme ishin hedhur në deponi. Me shumë mundësi, luledielli është ndezur qëllimisht për të shkaktuar zjarr në një pjesë të deponisë – tha Angelov.
Ai njoftoi se për shkak të drejtimit të rrymave të ajrit, era e keqe nga zjarri në këtë deponi do të ndihet në disa pjesë të Shkupit.
– Shuarja e zjarrit do të jetë e vështirë sepse shtrirja e zonës së prekur është e gjerë, gjë që e ndërlikon shuarjen me ujë ose shkumë. Prandaj, po bëhet një vlerësim i domosdoshmërisë së mbushjes së kësaj deponie, e cila është nën juridiksionin e Komunës së Haraçinës – shton Angelov.
Video Player