Filipçe dhe SDS nuk ofrojnë zgjidhje për Maqedoninë, por ofrojnë lëshime të reja që mundësojnë shantazhe të reja. Filipçe po vepron si avokat i Sofjes zyrtare dhe i ka vënë interesat e të tjerëve para atyre maqedonase. Venko Filipçe është i fiksuar pas përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, gjë që tregon se për SDS-në nuk ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe dinjitetin e shtetit, thuhet në deklaratës e VMRO-së për media

Ndërsa Qeveria sjell investime, hap perspektiva dhe punon për një standard më të mirë jetese, VMRo shton se Filipçe dhe SDS ofrojnë vetëm politika kapitullimi, servilizmi dhe përmbushjeje të axhendave të të tjerëve.

Në vend që të luftojnë për Maqedoninë, SDS po garon se kush do të pranojë kushte dhe lëshime të reja më shpejt.

Për VMRO-në përfshrja e bullgarëve në kushtetutë nuk është fundi por vetëm fillimi i një serie të re shantazzhesh që Bullgaria i bën Maqedonisë

”Qytetarëve u është bërë e qartë prej kohësh se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është fundi i kërkesave, por fillimi i një serie të re shantazhesh. Kjo është arsyeja pse shumica dërrmuese e qytetarëve janë kundër hapave të tillë nën diktatin dhe presionin nga jashtë.
Çdo paraqitje publike e Filipçes dhe SDS-së është një kujtesë se pse SDS-ja ka humbur besimin e popullit dhe pse vazhdon të fundoset”, thotë VMRO

Në Maqedoni, vauhdon më tej VMRO, koha e kapitullimeve dhe politikanëve që gjunjëzohen para kërkesave të të tjerëve ka mbaruar.

Maqedonia ka nevojë për udhëheqës që qëndrojnë me kokë, mbrojnë identitetin, gjuhën dhe interesat shtetërore pa llogaritje dhe pa pazarllëqe. Qytetarët mbështesin politikat e VMRO-DPMNE-së dhe i japin mbështetje të madhe VMRO-DPMNE-së për të luftuar me dinjitet në rrugën e integrimit të Maqedonisë në BE”, përfundon komunikat e VMRO-së për media.

sqShqip