Shtëpia e Shëndetit – Shkup, përmes Poliklinikës Çair, ka paralajmëruar një aksion shëndetësor falas për banorët e fshatit Luboten, që do të mbahet të premten, më 26 shtator 2025, duke filluar nga ora 10:00, në hapësirat e xhamisë së fshatit.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Samir Iseni, tha se qëllimi i këtij aksioni është ofrimi i kujdesit bazë shëndetësor për banorët në vendbanime ku mungon qasja e rregullt te shërbimet mjekësore.
“Shëndeti juaj është kujdesi ynë. Ky aksion synon t’i ndihmojë sidomos qytetarëve që nuk kanë mundësi të bëjnë kontrolle të shpeshta mjekësore. Ne do të jemi aty për të ofruar ndihmën e parë profesionale dhe për të orientuar pacientët drejt institucioneve të tjera, nëse paraqitet nevoja”, tha Iseni.
Gjatë aksionit do të ofrohen shërbime falas si:
këshilla mjekësore profesionale,
kontroll i sheqerit në gjak,
matja e tensionit të gjakut,
matja e oksigjenit në gjak.
Sipas njoftimit, personeli mjekësor do të jetë në dispozicion për të gjithë banorët e interesuar, ndërsa pjesëmarrja është e hapur dhe pa pagesë.
“Ju mirëpresim me përzemërsi, shërbimi ofrohet falas”, theksohet në komunikatën e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup.

sqShqip