Bekim Sali takohet me drejtorin e “Logos A”: Adnan Ismaili ka bë revolucion në botën e librit!
Sot isha në vizitë në SHB “Logos-A”, ku e takova drejtorin e kësaj shtëpie, prof. Adnan Ismailin, deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bekim Sali.
Sali shtoibse si njeri që ka bërë revolucion në botën e librit, prof. Adnan Ismaili edhe kësaj radhe shprehu gatishmëri që të vazhdojë ta mbështesë përhapjen e librit. “Nga ai mora premtimin se, përveç dhurimit të librave për të gjitha bibliotekat e shkollave në Çair, pas 17 tetorit ai do të angazhohet personalisht që Çairi të ketë një bibliotekë komunale moderne dhe të pasur.
Duke e njohur kapacitetin dhe miqësitë që i ka ai anekënd botës, unë jam i bindur se kjo bibliotekë do të jetë stolia e Çairit tonë.
Çairi i Ri patjetër do të ketë bibliotekë”, theksoi Sali.