Zv/drejtori i Doganave, Mustafë Dauti, thekson se lufta kundër krimit ekonomik, kontrabandës, korrupsionit dhe të gjitha formave të veprimtarive të paligjshme mbetet një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë së Doganave.

“Përmes kontrolleve të shtuara, hetimeve të detajuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, kjo qeverisje ka arritur rezultate të rëndësishme në zbulimin dhe ndjekjen e autorëve të veprave penale”, thotë Dauti, duke numëruar në vazhdim aksionet e suksesshme të Doganave:

Në prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë paraqitur
213 kallëzime penale kundër 443 personave fizikë dhe 160 personave juridikë.

Në 196 raste është konstatuar dëm ndaj Buxhetit në vlerë prej 102 milionë denarësh.

7 kallëzime penale janë paraqitur për prodhim dhe vënie në qarkullim të drogave narkotike.

40 kallëzime penale për kontrabandë.

39 kallëzime penale për mashtrim doganor.

85 kallëzime penale për falsifikim dokumentesh.

7 kallëzime penale për tregti të paligjshme me armë.

103 kallëzime penale janë paraqitur për vepra penale të kryera me 232 automjete.

450 kërkesa gjatë verifikimit të provave për origjinën e mallrave janë dërguar nga shërbimi kundër krimit ekonomik tek shërbimet e huaja kompetente dhe në 223 raste është konstatuar se provat për origjinën e mallrave kanë qenë të pavlefshme.

Gjithashtu janë kryer edhe 71 verifikime të faturave të importit

Janë hapur 15 hetime financiare kundër 19 personave fizikë dhe 9 personave juridikë.

Çdo ditë po identifikohen raste të reja, ndërsa shumë veprimtari të paligjshme po zbardhen dhe po marrin epilog institucional.

Sepse për të mirën e shoqërisë dhe të shtetit tonë, ia vlen të japim kontributin dhe përkushtimin tone, për të vendosur rregull një herë e përgjithmonë.

sqShqip