Nga 4 deri në 7 qershor u mbajt Panairi i Parë i Librit Shqip në Shkup. Katër ditë me radhë qytetarët masivisht vizituan Panairin në Sheshin Skënderbeu, duke shfrytëzuar mundësinë të gjejnë botimet e fundit te shkrimtarëve më të njohur shqiptarë e botërorë.
Nga mbyllja e Panairit kaluan disa ditë, por Çairi dhe Shkupi ende jeton me frymën e tij, siç edhe shihet në fotografinë ilustruese të këtij teksti.
Kjo tregon se duket mjaft i saktë vlerësimi i bërë nga Akademiku Ali Aliu se Panairi i Parë i Librit Shqiptar te Sheshi Skenderbeu ishte një ngjarje historike. I tillë ishte edhe vendimi që kupolat te Sheshi Skënderbeu të shndërrohen në bibliotekë.

