Aty ku është boksieri i madh shqiptar Ismail Keta, aty nuk mungon puna dhe suksesi.
Urime Preshevë për këtë klub, urime rinisë sonë për një mundësi të re që përmes sportit të ndërtojë disiplinë, karakter dhe vetëbesim.
Hapja e klubit Boxsport Presheva është një lajm i mirë për të gjithë të rinjtë që duan të zhvillohen në boks, thai-boks dhe kickboks, duke ndjekur rrugën e sportit, respektit dhe suksesit.
Uroj që ky klub të bëhet vatër e kampionëve të rinj dhe krenari për Preshevën.
Suksese Ismail Ketës, Dardanit, Ylberit, Besniikut dhe gjithë ekipit të Boxsport Presheva! (Ardita Sinani)

