Në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në fshatin Haraçinë me sukses u realizua projekti “Ora e Nxënësit”, një aktivitet që për herë të parë u organizua në shkollën tonë me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave të pesta.
Përmes prezantimit të temave të ndryshme, nxënësit shfaqën njohuritë, kreativitetin, aftësitë komunikuese dhe vetëbesimin e tyre para publikut, transmeton Lideri.mk.
“Pas vlerësimit nga komisioni, u shpërblyen tre prezantuesit më të suksesshëm, ndërsa vlerësim meritojnë të gjithë nxënësit për përkushtimin dhe angazhimin e treguar.
Falënderojmë mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti, i cili promovon dijen, kreativitetin dhe zhvillimin personal të nxënësve tanë”, njoftoi SHFK “Abdyl Frashëri”.

