Me rastin e 148-vjetorit të themelimit të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, bashkëkryetarët e VLEN-it Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ka publikuar një mesazh përkujtues, duke e cilësuar Lidhjen si simbol të vazhdueshëm të unitetit kombëtar shqiptar.

“Lidhja është gjallë! 148 vjet më parë, burrat më të mirë të kombit u mblodhën në Prizren për t’i dalë zot atdheut. Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një burim frymëzimi për brezat e sotëm.

Sot, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet frymëzim për unitet, dinjitet dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare. Respekt dhe mirënjohje për figurat historike të Lidhjes.

Lavdi veprës së tyre dhe mirënjohje e përhershme për trashëgiminë që na lanë!”, ka shkruar Kasami.

“ Sot, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, kujtojmë një nga ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare, një moment që shënon fillesat e vetëdijes kombëtare shqiptare.

Më 10 qershor 1878, në Prizren u artikulua me qartësi vullneti i shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve, identitetit dhe të drejtave tona kombëtare. Lidhja e Prizrenit u bë simbol i unitetit, i vetëdijes kombëtare dhe i përpjekjes së organizuar për të ardhmen e kombit shqiptar.

Duke nderuar këtë trashëgimi historike, riafirmojmë vlerat e bashkimit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar, si udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, ka shkruar Mexhiti./Lideri.mk

sqShqip