Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sofje, theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e Evropës. Ai nënvizoi se kredibiliteti i procesit varet nga respektimi i obligimeve dhe parimit të meritave.
Mucunski porositi se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një rrugë evropiane të bazuar në rezultate, e jo në shtyrje të vazhdueshme. Pjesëmarrësit në takim e konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, integrimit ekonomik dhe lidhshmërisë si çelës për perspektivën evropiane të rajonit.

