Në konferencën e sotme informuese, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragic, zbuloi se federata ofroi mbështetje financiare për rinovimin e stadiumit në Tetovë, por kjo u refuzua nga Shkëndija.
“Shkëndija nga Tetova nuk ka regjistruar një stadium të ri për sezonin e ri, megjithëse stadiumi i tyre është duke u rinovuar. Ne paralajmëruam mbështetje prej 700,000 eurosh për ndërtimin e tribunave në Tetovë. Megjithatë, në një takim me një përfaqësues të menaxhmentit të Shkëndijës, mora një përgjigje se nuk kanë nevojë për ndihmë. Nuk jam nga ata që do t’i luten dikujt të pranojë mbështetje”, tha Omeragiç.
Mbetet të shihet se si klubi do ta zgjidhë çështjen me fushën vendase para fillimit të sezonit të ri. Ndërkohë, Shkendija do të përpiqet të lërë pas një sezon të pasuksesshëm në të cilin mbeti pa trofe, duke përfunduar në vendin e dytë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë dhe duke humbur në finalen e Kupës së Maqedonisë.

