Një rast i dyshuar i keqtrajtimit të një fëmije është raportuar më 9 qershor 2026 në SPB Tetovë.

Sipas informacioneve, rreth orës 14:15 në rrugën “Iliria” në Tetovë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së saj, të moshës tre deri në katër vjeç.

Siç bëhet e ditur, pas reagimit të kalimtarëve të rastit, të cilët kanë ndërhyrë për ta mbrojtur fëmijën, gruaja e ka lënë të miturin në rrugë dhe është larguar me një karrocë ku ndodhej një tjetër fëmijë i mitur.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë. Autoritetet po ndërmarrin masa për identifikimin e autores së dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fëmija, pas marrjes së ndihmës mjekësore, i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Tetovë për trajtim të mëtejshëm.

sqShqip