Policia e Maqedonisë zbulon 19 testime të falsifikuara gjatë një kontrolli në autobus
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë gjatë një kontrolli të një autobusi që ka udhëtuar për në Gjermani, ka zbuluar 19 testime të falsifikuara.
“Gjatë kontrollit, nga gjithsej 50 udhëtarë që janë transportuar, 19 prej tyre janë zbuluar 19 PCR teste të falsifikuara”, thonë nga policia.
Ata shtojnë se pas kontrolleve është vërtetuar se bëhet fjalë për teste të falsifikuara që janë marrë nga një person nga Strumica me çmim prej 1.000 denarë.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen parashtresat adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së.