Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të publicistit Arsim Zekollit, i cili ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në moshën 60-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i tij, dr.Shefqet Zekolli, përmes një njoftimi publik në rrjetet sociale, ku informon familjarët, miqtë dhe dashamirët për humbjen e të afërmit të tyre.

“Me dhimbje të thellë dhe me pikëllim të madh ju informojmë se sot, më 8 qershor 2026, në orët e hershme të mëngjesit, pa pritur ndërroi jetë vëllai ynë, Arsim Sulejman Zekolli (1966-2026)”, thuhet në njoftim.

Sipas familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Bllacë. E pamja do të organizohet po ashtu në fshatin Bllacë.

Arsim Zekolli ka qenë ambasador i Maqedonisë së Veriut në organizatën e OSBE-së në Vjenë, ndërkohë që njihet për analist i çështjeve politike si në Maqedoni, ashtu edhe më gjerë.

sqShqip