Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Kuvendin zgjedhor të degës së Çairit ka njoftuar formimin e Komitetit për veteranët e BDI-së që do ta edukojë rininë e partisë.

Sipas Ahmetit ky Komitet madje do të kontribuoka me përvojën dhe sakrificën e saj të vazhdojë të jetë frymëzim për brezat e rinj.

Por shtrohet pyetja kush do t’i edukojë këto të rinj të BDI-së, figurat si Musa Xhaferi e Sadulla Duraku, të përfshirë në afera të ndryshme politike si ajo e përgjimeve apo “Maxhar telekom”…

Si do edukohej kjo rini me Musën, Sadullain, Blerimin të cilët populli i mban mend vetëm për të keq.

Janë po ata personazhë të cilët sot pa fije turpi dalin në krye të protestës së studentëve që e lanë të pazgjidhur për 25 vite çështjen e provimit të jurisprudencës.

Ky komitetet mund të emërtohet me çfarëdo emri, por jo edhe Komitet i veteranëve me figura që u ka dalë moti boja dhe të cilët qytetari shqiptar i pensionoi bashkë me Ali Ahmetin.

sqShqip