Kolumna

Artan Grubi vetëm e fundosi më tepër kandidatin e BDI-se në Dibër, e vulosi fitoren e Bekim Pocestës!

Dibra është e Dibranëve, njësoj siç është Shkupi i Shkupjanëve. Dhe për Dibrën vendosin Dibranët, siç vendosin për çdo qytet qytetarët e vet se çka është mirë për Qytetin e vet. Dibra njihet si qytet i dijes dhe kulturës, kështu që nuk ka mbet ama bash për askënd nga qytetet tjera që të na shet mend se çka kemi nevojë neve. Aq më pak një huligan si puna e Artan Grubit të na tregojë se çka kemi nevojë neve. Hekuran Duka si mjek gëzonte dhe ende gëzon rrespekt në Dibër, ndërsa Grubi me këtë deklaratë vetëm se i humbi ca vota të pa përcaktuara.
Bashkëqytetarë të nderuar kjo është ofendim për të gjithë Dibranët, njëri thotë Dibrën se kam në agjendë ky tjetri thotë ju nuk dini çka është mirë për Dibrën. E mira për Dibrën është dr. Bekim Pocesta. Nëse dikush kishte dyshime, atëherë me këtë që tha ku, se ne dibranët nuk dimë çka është më mirë për Dibrën ia vulosi fitoren Dr.Bekimit dhe definitivisht e fundosi kandidatin e BDI-së. (A.V.)