Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Nga mesdita do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për paraqitje të izoluar të stuhive afatshkurtra me breshër, njoftoi Administrata Hidrometeorologjike.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 23 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, pjesë të luginës do të përjetojnë jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura do të sillet nga minimumi 15 deri në maksimum 32 gradë.
Moti do të mbetet i ngrohtë edhe në ditët në vijim. Në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, do të ketë kushte për procese më intensive dhe stuhi të izoluara me shfaqjen e breshërit.


