Gazetari Reshat Ibraimi viziton djaloshin që i dedikoi golin Agan Asanit: Për mua nuk është me rëndësi nacionaliteti, por shoqëria (VIDEO)
Kumanovë, 2 qershor– Gjatë ditës së sotme, gazetari dhe editori i portalit Open-TV, Reshat Ibraimi ka vizituar në shtëpin e tij në fshatin Umindoll të Kumanovës, futbollistin e ri të KF Eurosport, David Dokmanovik, i cili së fundmi u bë pjesë e vëmendjes publike, pas gjestit emocional në fushë, duke i dedikuar golin bashkëmoshatarit të ndjerë, Agan Asani (13 vjeç) nga fshati Çerkez, lojtar premtues i KF Kumanova.

Gjatë vizitës, Ibraimi ka zhvilluar një bisedë me djaloshin, ku është vlerësuar gjesti i tij si një akt respekti dhe kujtimi për djaloshin që humbi jetën tragjikisht në një moshë të re.

“Kam luajtur kundër Aganit. Për mua nuk është me rëndësi nacionaliteti, por shoqëria. Futbolli nuk është vetëm për fitore. Kjo maicë është për familjen e tij”, tha mes tjerash për Open-TV, David Dokmanovik.

Ky moment është cilësuar si një dëshmi e lidhjes së fortë mes lojtarëve të rinj dhe ndikimit të thellë që ka lënë ndarja e parakohshme nga jeta e Agan Asanit në komunitetin sportiv lokal.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni kronikën e plotë.

 

sqShqip