Drejtoria e Policisë Financiare, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, ka zhvilluar sot një aksion ku janë ndaluar katër persona të dyshuar për keqpërdorime të pretenduara në një procedurë tenderuese që lidhet me Drejtorinë e Doganave.

Në mesin e të ndaluarve është edhe Semir Musa, punonjës i Doganave, i cili sipas informacioneve jozyrtare është përmendur në lidhje me persona të caktuar publikë, përfshirë Isen Shabanin dhe Arben Taravarin, Shkruan ShqipOnline.

Sipas informacioneve fillestare, në mesin e të ndaluarve përmendet edhe ish-drejtori i Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet pritet të dalin me detaje zyrtare për rolin e secilit prej të dyshuarve në këtë rast.

sqShqip