Islam Mani, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ka shprehur publikisht mirënjohjen dhe respektin e tij për drejtorin e ndërmarjes shtetërore ESM-HEC Treska – Shkup, Astrit Iljazin, duke e falënderuar për mbështetjen dhe mundësinë e punësimit që i ka ofruar.

Në një postim në rrjetet sociale, Mani thekson se Astrit Iljazi i ka mundësuar një vend pune dhe i ka qëndruar pranë në një moment të rëndësishëm të jetës së tij.

“Shpreh falënderimin dhe respektin tim të sinqertë për Astrit Iljazi, i cili më mundësoi një vend pune dhe më dha përkrahje në një moment të rëndësishëm të jetës sime. Mirënjohja dhe respekti im do të mbeten gjithmonë për këtë gjest human dhe vlerësim të madh”, ka shkruar Mani.

Ai e ka përmbyllur mesazhin e tij me fjalët: “Faleminderit nga zemra, Astrit Iljazi!”.

sqShqip