Nëse shkoni ose në treg, ose në shitore, në pjesën e “pilares” me siguri do të vëreni më shumë pemë e perime të kalbura, se sa të shëndosha. E deri sa gjysma e pemëve e perimeve kalben në arka, çmimet mbeten edhe më tej të larta, duke shkaktuar situatë absurde, ku tregtarët preferojnë që malli i tyre të kalbet, por të mos e ulin çmimin e shitjes.
Ekonomistët që i ka konsultuar portali Lideri.mk thonë se kjo tregon që në treg kemi “marrëveshje të fshehtë” mes tregtarëve që të mos ulin çmimet edhe në qoftë se duhet mallin ta hedhin në kontejnerë.
“Me siguri e keni vërejtur se më nuk funksionon i ashtuquajturi ‘aksham pazar’ kur tregtarët në fund të ditës lironin çmimet gati përgjusnë, sepse pemët e perimet deri të nesërmen kalben. Tani ka ndryshuar situata, tregtarët e lënë mallin të kalbet, por nuk e shesin me çmime të ulëta”, thekson Çaush.
Sipas tij, kjo shkakton problem të dyfishtë: inicion inflacion por edhe ndërpret rrjetin e plasmanit të bujqve prodhues.
“Mallin që e hedhin në kontejnerë tregtarët nuk e paguajnë nga xhepi i tyre por e paguajnë qytetarët dhe bujqit prodhues. Kjo do të thotë se tregtarët blejnë pemët e perimet prej bujqve aq lirë, sa që kanë llogari ta hedhin gjysmën. Në këtë aspekt dëmtohen bujqit. Në anën tjetër, duke mbajtur çmimet e larta, tregtarët dëmtojnë konsumatorët dhe kontribuojnë për inflacion të lartë”, sqaron Çaush në deklaratën e tij për portalin Lideri.mk.
Ai është i mendimit se në vendosjen e një balanci mes çmimit që u pagujet bujqve dhe atij me të cilin pemët e perimet u shiten qytetarëve, duhet të ndërhyn edhe shteti.
Paralajmërim i tillë ka ardhur nga zëvendësministri i Ekonomisë Marjan Risteski, i cili paralajmëron sanksione më të rrepta për kompanitë që zbatojnë praktika të padrejta tregtare, dhe gjobat maksimale mund të arrijnë deri në 200.000 euro. Ndryshime të tilla në Ligjin për Praktikat e Padrejta Tregtare janë njoftuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, me qëllim mbrojtjen më të mirë të prodhuesve dhe furnizuesve.
Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë Marjan Risteski, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve, politika penale do të vazhdojë me një ritëm të pandërprerë dhe deri në fund të verës pritet një rritje e gjobave deri në 10-fish, si dhe ndryshimi i një pjese të ligjit. “Duhet të ketë një rishikim teknik të kontratave midis furnizuesve dhe tregtarëve. Do të ketë ndryshime të caktuara, por ndryshimet më të mëdha priten në aspektin e politikës penale, ku parashikohet edhe një rritje 10-fish e gjobave. Gjobat aktualisht arrijnë në një maksimum prej 20,000 eurosh, varësisht nga madhësia e tregtarëve, ndërsa me ndryshimet e reja ligjore që presim deri në fund të verës, ato do të jenë 10 herë më të larta për të gjithë ata që do të luajnë me ligjin në kurriz të prodhuesve, furnizuesve dhe qytetarëve”, tha Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës.
Qëllimi i ndryshimeve është të ofrojë mbrojtje më të fortë për prodhuesit dhe furnizuesit, veçanërisht në sektorin e produkteve ushqimore dhe bujqësore, ku lindin më shpesh mosmarrëveshjet me zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë mbi kushtet e bashkëpunimit. Zgjidhjet e reja ligjore pritet të zvogëlojnë mundësinë e abuzimit me pozicionin dominues në treg dhe të prezantojnë mekanizma më efikas për kontrollin e marrëdhënieve kontraktuale midis tregtarëve dhe partnerëve të tyre të biznesit.
Ministria thekson se zbatimi i ligjit deri më tani ka treguar dobësi të caktuara që u lejojnë disa pjesëmarrësve në treg të anashkalojnë rregulloret përmes mekanizmave të ndryshëm kontraktualë dhe praktikave të biznesit
Sipas të dhënave nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, deri më tani janë hapur rreth 45 procedura për mosrespektim të dispozitave ligjore, dhe për shkeljet e përcaktuara janë vendosur gjoba me vlerë afërsisht 200,000 euro. Ligji për praktikat e padrejta tregtare filloi zyrtarisht më 1 janar të vitit 2025 dhe ky ligj duhej të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve. Ligji për praktikat e padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore synon të mbrojë prodhuesit dhe furnitorët nga kushtet abuzive të rrjeteve të shitjes. Ai vendos rregulla strikte, kufizon tarifat shtesë dhe sanksionon rreptësishtë abuzimet për të ndikuar në uljen dhe stabilizimin e çmimeve të produkteve.
Ai kufizon në maksimum 10% tarifat shtesë për magazinimin, reklamën, marketingun dhe personelin si dhe parashikon dënime të rënda administrative për shkelësit, të cilat variojnë nga 50 deri në 20.000 euro në varësi të shkeljes dhe madhësisë së kompanisë. Zbatimi i këtij ligji mbikëqyret nga institucionet kompetente të shtetit, si Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (në varësi të shtetit).
Arsyeja për Tiranën ka të bëjë me kostot e prodhimit, që janë të larta këtë vit. Arsyja e parë është çmimi i inputeve që është shumë i lartë. Arsyeja e dytë ka të bëjë me farat e përdorura, me rendimentin e ulët të disa varieteteve dhe arsyeja e tretë ka të bëjë me eksportin. Vitin e kaluar janë marrë shumë kompani me eksport, ndërsa këtë vit një pjesë e kompanive kanë hequr dorë nga eksporti si rezultat i kostove të larta të perimeve.

