Me rastin e dorëheqjes së Arben Fetait nga funksioni i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, shprehim mirënjohje për angazhimin, korrektësinë dhe kontributin e tij të deritanishëm.

Në ushtrimin e kësaj detyre me përgjegjësi, Fetai tregoi seriozitet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj parimeve të qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe përgjegjësisë institucionale.
E respektojmë vendimin e tij dhe njëkohësisht e falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin që ka dhënë gjatë kësaj periudhe.

Z. Fetait i urojmë shëndet, sukses dhe çdo të mirë në të ardhmen.

sqShqip