Sot në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve, në prezencë të ministrit të shëndetësis Azir Aliu dhe drejtorit të Fondit shëndetësor Sasho Klekovski, u bë hapja e Qendrës për Menaxhimin dhe Trajtimin e Obezitetit tek fëmijët këtu – e para dhe e vetmja për popullatën pediatrike në vendin tonë.

Drejtori i Klinikës Dr. spec. Rexhep Memedi theksoi se kjo Qendër e specializuar është përgjigje e të dhënave shqetësuese mbi rritjen e përqindjes së fëmijëve që përballen me obezitet ekstrem.
(Të dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Klinika e ISHP për Sëmundjet e Fëmijëve, sipas të cilave mbi 30% e fëmijëve të moshës 6 deri në 9 vjeç në Maqedoninë e Veriut janë mbipeshë, dhe pothuajse 14% e tyre përballen me obezitet ekstrem)

Ai shtoi se Obeziteti është një gjendje komplekse, nuk është vetëm një problem estetik ose një problem i të ushqyerit.
Prandaj, kjo qendër do të ofrojë një qasje të hershme dhe multidisiplinare nga ekipet tona të pediatërve-endokrinologëve, gjenetistëve, nutricionistëve, psikologëve dhe fiziatërve. Në këtë qendër, këtu në Laboratorinë Klinike, do të kryhen ekzaminime të hollësishme hormonale, metabolike dhe molekulare-gjenetike për të përcaktuar shkakun e saktë të obezitetit në mënyrë që të përcaktohet një plan individual trajtimi.

Qendra për menaxhim dhe trajtim të obezitetit disponon me kushte infrastrukturore, mjete pune dhe një pajisje e posaçme moderne e quajtur InBody, e cila përdor teknologji të avansuar për të vlerësuar përbërjen e trupit si një procedurë diagnostikuese, pra kjo pajisje vlerëson masën muskulore, indin dhjamor visceral dhe nënlëkuror dhe shpërndarjen e ujit në trupin e fëmijës.

Trajtimi në kohë i obezitetit tek fëmijët do të thotë parandalim ose shmangie e komplikimeve afatgjata, siç janë diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, problemet ortopedike dhe psikologjike, stigmatizimi, etj.

sqShqip