Maqedoni

Hajredini ngacmon Zaevin: Ti je në martesë me ata që 10 vjet ishin të martuar me VMRO-DPMNE-në

Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini, ka komentuar “me spec” deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili në Tetovë tha se “martesa VMRO-DPMNE-ASH-AAA” do të përfundojë më 17 tetor.
“Zaev, këta me të cilët tani je i martuar, dhjetë vite ishin të martuar me VMRO-DPMNE-në. Ti e din se për ta është me rëndësi vetëm të jenë në pushtet, që të mos shkojnë në burg, siç i kërcënoje ti dikur publikisht. Ti vazhdo për shkak të interesit tënd, njësoj si dikur Gruevski, tua paguash votuesit nga buxheti”, shkruan Hajredini.