Një i mitur, i cili sipas informacioneve është nip i një deputeti dhe ish-ministri të qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, është ndaluar nga policia teksa drejtonte një veturë luksoze sportive nëpër rrugët e Shkupit.

Sipas informacioneve të publikuara nga portali Podzemje.mk, bëhet fjalë për një veturë të tipit “Mustang” në version sportiv, vlera e së cilës në modelin bazë fillon nga rreth 35 mijë dollarë.

Rasti pritet të trajtohet nga organet kompetente, ndërsa mbetet të shihet nëse ndaj të përfshirëve do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin.

sqShqip