Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, është personi që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtina.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili bëri të ditur se viktima është Agron Hajdari.
Sinjali mëson se Hajdari ishte i njohur me nofkën “Radulla” dhe dyshohet se kishte të kaluar të lidhur me veprimtari kriminale, përfshirë edhe narkotikët.
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente.
Deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e motivit dhe identifikimin e të dyshuarve janë në zhvillim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

