“Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, del publikisht dhe thotë se revolucionarët maqedonas si Goce Dellçev dhe Jane Sandanski janë bullgarë, se figura si vëllezërit Miladinovi gjithashtu janë bullgarë, si dhe Kirili dhe Metodi, po ashtu Klimenti dhe Naumi i Ohrit janë pjesë e historisë bullgare, ndërsa nga i dërguari i posaçëm bullgar në Maqedoni, Venko Filipçe, nuk ka asnjë reagim apo dënim. Rumen Radev thotë se gjuha maqedonase ekziston që nga viti 1945, Filipçe nuk reagon. Radev thotë se identiteti maqedonas ekziston që nga viti 1945, Filipçe nuk reagon. Radev thotë se para vitit 1945 kemi qenë bullgarë, Filipçe nuk reagon. Historinë maqedonase, të njohur dhe të lavdishme, Radev e paraqet si bullgare, ndërsa Filipçe nuk reagon”, deklaroi Valentin Manasievski – VMRO-DPMNE./Alsat.mk.

sqShqip