Kur ia përgatit varrin dikujt, vetë bie në të!
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Dihet mirëfilli se kur ia përgatit varrin njeriut tënd, në atë varr do e biesh ti dhe askush tjetër. Dihet mirëfilli se kur i përbuzë të mirët e atij që nuk të ka bërë mirë njëherë, por shumë e kishte rrezikuar jetën e tij për mbrojtjen tënde e ti ia harrove të gjitha të mirat dhe e tradhëtove në pabesi.
Dihet mirëfilli se kur vet e mbyllë rrugën tënde të hapur, kuptohet se do kërkosh rrugë tjetër, por atë rrugë që do e gjesh është rrugë me gjemba.Tani kur ke humbur rrugën në oborrin tënd, kërkon rrugë tek ata që deri dje të shanë dhe të njollosën me lloj- lloj etiketimesh.
Kjo rrugë e gabuar e tradhëtisë tënde ndaj njeriut tënd më besnik të dërgoi të i trokasësh në dyerë të atyre që dje të quajtë udbash ty dhe familjen tënde. Sot po troket dhe po kërkon vota në shtëpitë e atyre që të përcollën me daulle për në…. Po të njejtit nëpër kafeane festonin për ate që të ndodhi ty dhe të etikonin me lloj lloj etiketimi të një hajduti, udbashi, kriminile, hajni dhe…
E sot kur ia ktheve shpinën dhe e preve në besë ate që ua mbyllte gojën të gjithëve që flisnin kundër teje dhe nuk ndiheshin se janë të gjallë çfarë po të ndodhë. Ku je duke e parë veten sot e ku e shihje dje.Dje krenoheshe me ate i cili grumbullonte vota, sepse ai bënte gjithëçka që të arrij fitorën e synuar.
E sot kujt po i futesh nëpër shtëpia për të i kërkuar vota. Atyre që të akuzonin dhe të etketuan me lloj lloj etiketimi të shëmtuar si tradhëtarë e kombit. Ata të cilët ta etiketuan familjen, që e kishe një familje që kishte lënë gjurmë të mëdha me autoritetin e të parëve denbabadem.
Sot po sorollatesh nëpër skuta për të ju futur në shtëpi atyre që të shanë dje. Nga të tillët po kërkon lëmoshë, sepse je shkëputur nga litari dhe je kapur për peri. Ja ku të sjelli pabesia yte. Ti nuk e ke menduar një gjë të këtillë, por nëse të mirës i bie me shqelma kjo të gjenë.
E tani ecë e mos u ndal duke mos i shikuar kë e ke mik e ke armik. Hyrja tek armiqtë dhe njerëzit e interesit,sepse nuk do mund të e përballosh humbjen.Në fund po ta them edhe këtë.
Çdo orvatje e ytja ka marr fund. Kariera yte karieriste ka marr fund deri në vdekje. Por ty po të duket si ajo proverba popullore: “Ujkun po e hante gomorin, ndërsa gomari thoshtë mos vallë është ëndërr”.