Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,98 % në raport me vendimin e datës 27.09.2021.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 3,938 %, te nafta për 4,845 %, te vaji ekstra i lehtë për 5 % dhe te mazuti për 3,690%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,613%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUEROSUPER BS-95 dhe ЕURPSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,351 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 41,131 den/kg.

Nga data 28.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 73,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 75,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 65,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 64,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,131 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 5.10.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.